Prokuroria e Posaccme ka cenuar lirinë e fshehtësisë së bisedave, fotove, videove dhe komunikimeve përmes sekuestrimit të telefonit të personave që ka nën hetim pa një vendim gjykate. Ky është vendimi që Gjykata Kushtetuese ka dhënë pas ankimimit të bërë nga Onejda Ymeri, e cila iu drejtua kësaj gjykate pasi telefoni iu sekuestrua nga SPAK në shkurt të vitit 2024.