Si të mos mjaftonin telashet me pandeminë e koronavirusit, jugu i Japonisë është përballur me reshje shiu të paprecedentë, të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive e rrëshqitje dheu. Të pakën 14 persona mendohet të kenë vdekur në një azil pleqsh në ishullin Kyushu. Dhjetëra mijëra vetëve nga ana tjetër i është kërkuar të braktisin shtëpitë e tyre teksa lumi Kuma në prefekturën Kumamoto ka dalë nga shtrati e është kthyer në kërcënim për komunitetet përreth.