Teksa tensionet në Veri të Kosovës janë shtuar, një situatë skandaloze ka ndodhur në ‘French Open’. Tenisti serb, Novak Djokovic ka dhënë një mesazh kundër Kosovës pas fitores në ndeshjen e parë të Grand Slamit. Djokovic në raundin e parë triumfoi kundër Aleksandar Kovacevic. Pas duelit, serbi mori një stilolaps dhe në ekranin e kamerës shkroi mesazhin me përmbajtjen “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”.