Kompania Apple ka rritur sigurinë për të parandaluar programin e spiunimit Pegasus që të përgjojë pajisjet e kompanisë. Teksa e ka etiketuar Pegasus një program “i krijuar me qëllim të keq” Apple tha se kjo është arsyeja se pse po e bënte këtë përmirësim për pajisjet iPhone dhe iPad. Më herët ekspertët kishin paralamëruar se kjo dobësi që ka Apple i mundësonte Pegasusit të bëjë përgjime të pajisjeve. Pegasus mund të ndezë kamerën ose mikrofonin e një telefoni dhe të mbledhë të dhënat e tij.