Top News – Skandalet e bënë punën e tyre/ Partia e Merkel, humbje e thellë në zgjedhje
15/03/2021 10:00

Kristiandemokratët kanë humbur terren në dy zgjedhjet kyçe rajonale në vend, ndërsa të Gjelbrit kanë marr hov sërish e kanë rifituar dhe landin e Baden-Württemberg. CDU-ja e Angela Merkelit mori një goditje të fortë mbrëmjen e së dielës kur rezultatet zgjedhore treguan se skandalet e kohëve të fundit dhe mënyra sesi u menaxhua shpërndarja e vaksinave e dëmtuan partinë në këto dy zgjedhje të konsideruara kyçe. Votimet në Baden-Württemberg dhe Rhineland-Palatinate u panë si testi i parë madhor politik i “një viti super zgjedhor” i cili kulmoi me zgjedhjet e përgjithshme në muajin shtator dhe rezultati i tyre përbën një shqetësim për krerët e CDU-së. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Paul Ziemiak, e pohoi se rezultatet janë zhgënjyese. Megjithate, ai u përpoq që humbjen ta kanalizonte më shumë tek suksesi personal i fituesve të gjelbër dhe socialdemokratë, sesa tek dështimi i CDU-së. “Në mesin e një krize shëndetësore si kjo, ne pamë që votuesit i besuan atyre që i udhëhiqnin”, u shpreh ai. Ziemiak nuk mundi megjithatë të mos e pranonte se skandalet e fundit të korrupsionit dhe shqetësimi lidhur me mënyrën sesi qeveria e ka menaxhuar pandeminë e kanë cenuar CDU-në, që mbetet partia më e madhe në vend. Të dhënat e para tregojnë se unioni kristiandemokrat mori 23.6% të votave në Baden-Württemberg dhe 26.5% në Rhineland-Palatinate, rezultatet më të dobëta të saj në këto dy lande.

Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51
Top Channel/ Paralizohet Italia, sot i gjithë vendi në grevë: Bllokohet transporti e shëndetësia!
20/11 12:24
Top News – Putin fton liderët evropianë në Moskë /‘Gati’ për bisedime për fundin e luftës në Ukrainë
20/11 12:10
Top News – Garanci si të NATO-s për Ukrainën…Rusia kundërshton idenë amerikane: E papranueshme
20/11 11:59
Top News – Punonjësit bëhen milionerë brenda natës / Anthropic bëhet publik, ‘paguheshin’ me aksione
20/11 11:55
Top News – Hakmerret Putin, goditen 3 ura në Kiev/ Breshëri raketash balistike e dronësh mbi Ukrainë
20/11 11:50
Top News – Trump shpërthen kundër Evropës…pas takimit me Putin: ‘Mos mbështesni më Ukrainën’
20/11 11:45
Top Channel/ Anthropic nuk qetëson bursat: “Flluska” e AI-t, tërmet në tregjet financiare globale!
20/11 11:19