Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 800 mijë vaksinave kundër COVID-19. Por fillimisht, RMV do të ketë mundësi të marrë vetëm 6 mijë vaksina dhe këto pritet të mbërrijnë në muajin shkurt. Behet e ditur se marrëveshja është pritur me një dëshpërim të lartë nga qytetarët pasi sasia e parë përmban shumë pak doza, ku do të kenë mundësi të vaksinohen vetëm 3 mijë persona. Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë, prej të cilëve 70% janë shprehur të gatshëm për t’u vaksinuar. Maqedonia e Veriut planifikon që deri në fund të vitit 2021 të ketë vaksinuar 1.2 milionë qytetarë.