Moti i keq ka krijuar kaos në Sicili, ku pjesa më e madhe e rrugëve gjenden nën ujë si pasojë e reshjeve të dendura. Ekipet e kërkim shpëtimit po punojnë prej ditësh pa pushim. Cikloni Apolo po shkatërron zonën lindore të ishullit ku mbrojtja civile rajonale ka dhënë alarmin e kuq. Situata është emergjente, sidomos në Sirakuzë dhe Katania. Një stuhi që ka shkaktuar dy viktima deri tani.