Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se provat e deritanishme nga hetimi për incidentin në një fluturim të Flydubai drejt Tel Avivit tregojnë se njëri prej pilotëve tentoi të shkaktonte rrëzimin e avionit. Sipas tij, piloti dyshohet se sulmoi me thikë kolegun e tij dhe më pas u përpoq të dëmtonte sistemet e avionit. Ngjarja ndodhi teksa avioni po afrohej drejt Izraelit. Netanyahu theksoi se një pasagjer izraelit dhe një anëtar i ekuipazhit hynë në kabinën e pilotit dhe arritën ta neutralizonin, ndërsa një tjetër anëtar i ekuipazhit mori kontrollin e avionit. Avioni kreu më pas një ulje emergjente në Arabinë Saudite, ku i dyshuari u arrestua dhe po merret në pyetje nga autoritetet.