Faruk Ozer kishte planifikuar të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet detit, ndërsa ishte informuar se hetues nga Turqia kishin ardhur në vendin tonë. Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i bosit 28-vjecar të Thodex, në Palasë të Vlorës. Policia kishte informacionin e sigurt se Ozer fshihej në jug të vendit, ndërkohë që ai kishte bërë ndryshime në pamje.