Aeroplani i parë ushtarak i Turqisë, Hürjet, ka kaluar me sukses testin e parë të fluturimit. Një aeroplan luftarak F-16 shoqëroi Hürjet gjatë fluturimit të tij të parë në një bazë ajrore e Forcave Ajrore Turke në veriperëndim të kryeqytetit Ankara. I zhvilluar nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ), Hürjet do të jetë në gjendje të përdorë nëntë lloje të ndryshme municionesh të zhvilluara brenda vendit, sipas zyrtarëve të mbrojtjes. Midis tyre janë raketat ajër-ajër Gökdoğan dhe Bozdoğan, një raketë lundrimi, bomba në miniaturë, pajisje precize dhe raketat turke Roketsan.