Top News – Shumë raste e viktima/ Ballkani në ‘morsën’ e covid-it
08/12/2020 22:11

Kosova raportoi të martën 17 viktima nga koronavirusi dhe 557 raste të reja. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 1,541 mostrave. Numri më i madh i tyre është në Komunën e Prishtinës: 217. Instituti raportoi edhe për 727 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 43,881, i viktimave në 1,137 dhe i të shëruarve në 30,157. Rastet aktive në vend janë ndërkohë 12,587. Ndërkohë, në maqedoninë e veriut, bilanci ditor i raportuar të martën, tregoi 1120 raste të reja me koronavirus dhe 28 viktima. Sipas autoriteteve, në këto 24 orë të shkuara, janë shëruar ndërkohë 916 peresona. Në anën tjetër, Mali i zi ka njoftuar një seri masash të reja kundër pandemisë, mes të cilave, rikthimi i ndalim qarkullimit gjatë natës dhe reduktim të orëve të punës me qëllim vënien nën kontroll të përhapjes së koronavirusit. Sipas masave të reja, njerëzit nuk do të mund të dalin nga shtëpitë nga ora 22 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit. Baret dhe restorantet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 18.00 pasdite ndërsa dyqanet deri në orën 20.00. Mali i zi, me një popullatë prej rreth 622 mijë banorësh, ka aktualisht 10368 raste aktive të koronavirusit dhe që nga fillimi i pandemisë, janë mbi 38500 të infektuarit dhe 543 viktimat. Ndërkohë edhe greqia raporton sërish shifra të larta. 102 viktima dhe 1832 raste të reja është bilanci i 24 orëve të fundit.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10