Kurba e udhëtarëve të cilët kanë hyrë apo dalë nga Shqipëria nëpërmjet portit të Durrësit ka ardhur në rritje. Nga data 31 korrik deri më 3 gusht, në vendin tonë kanë hyrë përmes trageteve të linjave detare me Italinë 24 374 persona dhe 7 780 mjete, duke shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit në prag të periudhës së Ferragostos. Po në të njëjtën periudhë, nga porti i Durrësit kanë dalë 9 789 pasagjerë dhe 2 896 mjete. Sipas Kapitenerisë së Portit Durrës, masat e marra nga të gjithë autoritetet dhe operatorët portualë kanë bërë të mundur një përpunim të qetë dhe të shpejtë të pasagjerëve dhe mjeteve, si në hyrje ashtu edhe në dalje.