Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, takoi drejtuesit e shkollave të kryeqytetit, me të cilët diskutoi pegatitjet per vitin e ri shkollor, ne lidhje me dezinfektimin dhe pajisjen me mjetet e nevojshme te shkollave ne kryeqytetet. Veliaj tha se këtë vit, Tiranës i shtohen disa shkolla të reja, të cilat pritet të ulin fluksin e nxënësve nëpër klasa.