Kjo është shtëpia nga e cila lordi i drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman u arratis ndërsa policia tentoi ta arrestonte atë në 2014-ën, dhe ndodhet pranë fermës së një tjetër trafikanti, Edgar “La Barbie” Valdez Villarreal. Të dyja pronat janë vendosur si cmime në lotarinë Kombëtare të Meksikës, bashkë me asete të tjera trafikantësh.