Top News – Shtëpia e bardhë/ Covid-i hapet mes ndihmësve
07/10/2020 13:58

Covid 19 po vazhdon të përhapet mes njerëzve që kanë qëndruar rreth presidentit amerikan Donald Trump, Stephen Miller dhe një zyrtar të lartë të ushtrisë të infektuar së fundmi. Miller, që ka qenë në vetë izolim pesë ditët e shkuara, konfirmoi të martën se kishte rezultuar pozitiv. Miller, që shkruan fjalimet e presidentit, është i njohur për këndvështrimet e tij të ashpra mbi emigracionin. Disa liderë të ushtrisë po ashtu kanë hyrë në karantinë pasi zyrtari i rojës bregdetare, admirali Charles Ray rezultoi pozitiv. Ai ka qenë i pranishëm në një ceremoni në shtëpinë e bardhë 10 ditë më parë, por nuk dihet nëse e ka marrë atje virusin apo jo. Ndërkohë, kandidati demokrat, Joe Biden, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në debatin e radhës me Trump nëse ky i fundit do të mbetet i infektuar. Duke folur për përballjen e dytë të planifikuar mes tyre në Majemi të Floridas, më 15 tetor, Biden tha se ai do të ndiqte këshillën e ekspertëve të shëndetësisë. “Unë mendoj se nëse ai do të vazhdojë ta ketë Covidin, nuk duhet të zhvillojmë një debat”, tha Biden. Trump rezultoi pozitiv të enjten, më 1 tetor, por nuk është e qartë se kur e ka marrë virusin apo kur nisi të ndjehej keq. Sipas udhëzimeve në SHBA, Trump duhet të qëndrojë në izolim për 10 ditë pasi simptomat janë shfaqur. Por ai iu rikthye punës në shtëpinë e bardhë, nga spitali, të hënën pavarësisht se u diagnostikua me sëmundjen vetëm javën e kaluar. Ndërsa ndodhej në qendrën mjekësore Valter Reed, Trump u trajtua me dexamethason, një mjekim me steroidë që zakonisht i jepet pacientëve me Covid 19 që janë në gjendje kritike, dhe oksigjen shtesë.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57