Dy vëllezër dhe autori i banesës ku kultivohej lëndë narkotike kanë rënë në prangat e policisë në Dimal. Autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë Bejdo Rapo, 21 vjeç, i cili ishte pronari i banesës, si dhe dy vëllezërit Frederik Borova, 25 vjeç dhe Igli Borova, 29 vjeç. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lushnjës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike.