Ulja e temperaturave, kushtet e këqija atmosferike dhe shtrëgimi i masave për kalimin me gomone në Mbretërinë e Bashkuar, kanë qenë faktorët që kanë ulur në mënyrë drastike numrin e shtetasve shqiptarë, që kaluan kufirin në tre muajit e parë të këtij viti. Krahasuar me tre muajit e fundit të vitit 2022, ku shifra kapi vlerat 1 mijë 99 shqiptarë që hynë në Angli përmes kanalit francez, nga janari deri në mars, vetëm 29 shqiptarë kaluan kufrin me gomone. Gazeta The Sun që ka bërë publike shifrat, e lidh uljen e numrin me skemën e largimit të shpejtë, plan i cili po praktikohet nga qeveria britanike.