Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në shkurtin e këtij viti më të lartat e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas raportit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), shtetasit shqiptarë paraqitën 845 aplikime për azil gjatë muajit shkurt.