Top News-Shqipja po zhduket nga institucionet/Reagon BDI-Politika të qëllimshme! S’duhet ta pranojmë
22/04/2025 10:17

Në një reagim në FaceBook, BDI ka ngritur shqetësimin e mosrespektimit të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. BDI shkruan se mungesa e përmbajtjeve në gjuhën shqipe në Ministrinë e Energjetikës, të Transportit, të Punëve të Brendshme dhe në institucione të tjera përbën jo vetëm shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por edhe përjashtim të qëllimshëm të qytetarëve shqiptarë nga qasja në informatat publike. Sipas BDI, pavarësisht se disa formate të vjetra në gjuhën shqipe kanë mbetur, përmbajtjet konkrete, dokumentet dhe informacionet kryesore figurojnë në maqedonisht. Kjo, është një politikë institucionale, që kufizon përdorimin te gjuhës shqipe dhe rrënon bazat e barazisë ndëretnike në shtet, shkruhet më tej në postim. BDI shprehet se institucionet shtetërore po injorojnë përdorimin e gjuhës shqipe, një ndër arritjet më të rëndësishme të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Kjo sipas tyre po bëhet qëllimisht, për të dërguar një mesazh të rrezikshëm për të ardhmen e kohezionit shtetëror dhe bashkëjetesës ndëretnike. “Shqiptarët nuk do të pranojnë të trajtohen si qytetarë të rendit së dytë. Barazia gjuhësore nuk është privilegj – është e drejtë”, përfundon postimin BDI.

Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23
Top News – Serbët festojnë humbjen. 17 të shoqëruar në Gazimestan, provokuan me slogane
28/06 21:06
Top Channel/ Serbët mblidhen në Gazimestan, policia ndalon një qytetar
28/06 15:04
Top News- Festa e ‘Vidovdanit’ në Gazimestan, serbët shpërthejnë në brohorima
28/06 14:15
Top News – Serbët festojnë humbjen në Kosovë. Vidovdani, Kurti paralajmëron përpjekje për tensione
27/06 15:58
Top News – ‘Tërmet’ në qeverinë greke. Pesë dorëheqje pas skandalit me fondet e BE
27/06 15:57
Top News- Vuçiç i përgjigjet ultimatumit/ Paralajmëron studentët për ndërhyrje të dhunshme
26/06 22:45
Top News- Vuçiç ‘nën ethet’ e studentëve/ I jepet ultimatum 2 ditë për zgjedhje të parakohshme
26/06 19:30
Top News- BE e Greqia marrëveshje me Libinë/ Strategji e përbashkët për emigrantët e paligjshëm
26/06 19:03
Top News- Ballkani ngre alarmin/ Temperaturat më të larta në 2 shekuj
26/06 18:36