Top News – Shqipëria në BE, pa të drejtë vetoje / Blloku shtyn përpara zgjerimin por ka skepticizëm
26/05/2026 14:51

Bashkimi Evropian mund t'u mohojë shteteve të ardhshme anëtare të drejtën e vetos për disa vite në një përpjekje për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm politikisht, ndërsa blloku po shtyn përpara për të pranuar vende të reja para fundit të dekadës. Sipas planeve që po shqyrtohen nga Komisioni Evropian, shtetet e ardhshme anëtare, si Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk do të kenë, edhe pas anëtarësimit, të drejtën automatike për të vënë veton ndaj vendimeve të politikës së jashtme ose çështjeve të tjera të dakorduara me unanimitet. Ideja është veçanërisht e rëndësishme për Malin e Zi, që kryeson mes nëntë vendeve zyrtare kandidate të BE-së. Ish-republika jugosllave me 624,000 banorë po konkurron për t'u bërë shteti i 28-të anëtar i BE-së deri në vitin 2028. Këtë muaj, një grup teknik i ngarkuar me hartimin e traktatit të pranimit të Malit të Zi u takua për herë të parë, një shenjë se negociatat 14-vjeçare po hynin në fazat përfundimtare. Në këtë sfond, zyrtarët e BE-së po shqyrtojnë masa mbrojtëse për anëtarët e rinj për të parandaluar bllokimin e vendimeve nga një shtet anëtar, sipas katër burimeve të BE-së. Ideja lindi pas një përvoje të vështirë me Hungarinë, qeveria e mëparshme pro-ruse e së cilës, e udhëhequr nga Viktor Orbán, vuri veton ndaj disa vendimeve të mëdha të BE-së. Një ndalim kohor i kufizuar i fuqive të vetos mund të shkruhet në traktatin e pranimit të Malit të Zi, apo edhe Shqipërisë dhe do të shërbente si një model për të tjerët që presin. Masa sidoqoftë do të jetë e përkohshme në mënyrë që të shmanget krijimi i anëtarëve të klasit të dytë në BE. Në një zhvillim të veçantë, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, u shkroi udhëheqësve të BE-së javën e kaluar duke kërkuar "zgjidhje inovative" për të përshpejtuar pranimin në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në një letër që përshkruante zgjerimin e BE-së si një "domosdoshmëri gjeopolitike", Merz bëri thirrje gjithashtu për "anëtarësim të asociuar për Ukrainën".

Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36