Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi:Në javën kur udhëheqësit e botës mblidhen në Asamblenë e OKB në New York, ku diplomacia zhvillohet jo vetëm në foltoren e OKB-së, por sidomos në takimet dypalëshe, Edi Rama nuk pati asnjë takim. Ndërkohë që drejtuesit e vendeve të rajonit takoheshin me liderët e botës, ndërtonin marrëdhënie dhe mbronin interesat e vendeve të tyre, Kryeministri i Shqipërisë u refuzua nga të gjithë. Edhe kur foli, e bëri përpara një salle bosh, ndërsa fjala e tij nuk u përfshi as në videon përmbledhëse të OKB-së me folësit e Asamblesë së Përgjithshme. Pas vitesh propagande që e shiste veten si “lider global”, ajo që mbeti nga Nju Jorku ishte pamja e një njeriu të braktisur, pa agjendë, pa takime, pa njoftime për shtypin. Kjo nuk është braktisja e Shqipërisë. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, me aleatë të fortë dhe miq historikë. Kjo është braktisja e Edi Ramës dhe e një regjimi të cilin bota e njeh për atë çka është dhe i rri larg si murtajës.