Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet pranë institucioneve arsimore për të parandaluar aktivitetet e paligjshme. Në kuadër të operacionit “Barriera”, janë zbuluar 6 lokale ku zhvilloheshin lojëra fati të paligjshme. Për këtë veprimtari janë arrestuar 8 persona. Gjatë operacionit janë sekuestruar 9 celularë dhe pajisje DVR, të përdorura për vendosjen e basteve sportive. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. “Tiranë. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë kontrollet dhe veprimet intensive për garantimin e sigurisë në dhe pranë institucioneve arsimore, si dhe për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme që zhvillohen në këto zona.