Në tryezën e këshillit ishte ftuar edhe kreu i SPAK Klodian Braho. Ndërsa vendin e lënë bosh prej Vlora Hysenit e mori Elvis Lila si i komanduar për të drejtuar inteligjencën shqiptare. Lila prej 20 vitesh ka shërbyer në SHISH në detyra të rëndësishme në nivel drejtori duke nisur nga drejtoria e performancës ngritur në kohën e Helidon Bendos dhe ajo më e fundit në drejtimin e kundra zbulimit. Në mungesë të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Skënder Hitaj, i cili ndodhet jashtë vendit në këshill mori pjesë Sokol Bizhga përfshi edhe disa prej këshilltarëve të presidentit mes tyre ish ministri demokrat i drejtësisë Ilir Rusmaili.