Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kreut i qeverisë, Edi Rama një ditë më parë lidhur me arrestin ndaj ish shefes së SHISH, Vlora Hyseni. Sipas tij, Rama duhet të mbajë përgjegjësi dhe të largohet. ‘Na deklaroi se situata diktonte një adresim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë, sy më sy. Por pse nuk pranoi të komunikonte me gazetarët? Pse nuk pranoi t'u përgjigjej pyetjeve të tyre? Pse nuk dha përgjigjet që shqiptarët presin prej ditësh t'i dëgjojnë? Pra, të vetmit sy me të cilët komunikoi drejtpërdrejt ishin ata të Lindës, Taulantit, Feritit dhe Pjerinit, që i kishte si shoqërues gjatë këtij “udhëtimi të vetmisë së madhe” prej një jave në SHBA.’ Bardhi u ndal edhe te vizita e kryeministrit Rama në SHBA, duke ngritur pikëpyetje mbi agjendën dhe takimet e zhvilluara. Kr