Kryeministri malazez, Milojko Spajić foli në rrjetin social për veprimtari hibride me qëllim destabilizimin e Malit të Zi. “Sipas informacioneve tona, aktivitete të tilla synojnë destabilizimin e Malit të Zi, me mbështetjen e pritshme të disa aktorëve politikë dhe një pjese të skenës mediatike në vendin tonë. Ne jemi në dijeni të këtyre qëllimeve dhe e dimë objektivin e tyre.