Një përkthyes afgan, i cili ka ndihmuar senatorin e atëhershëm amerikan, Joe Biden, të dalë nga një stuhi bore në Afganistan, ka arritur të largohet nga ky vend, së bashku me familjen e tij. Në vitin 2008, stuhia e borës ka detyruar helikopterin ushtarak që transportonte Bidenin - tani president i SHBA-së - dhe ligjvënës të tjerë amerikanë, të uleshin në një luginë, ku ishin në rrezik nga sulmet.