Top Channel/ Alarm në Gjermani, 6 kandidatë të ekstremit të djathtë ndërruan jetë para zgjedhjeve
02/09/2025 22:43

Gjashtë kandidatë të partisë së ekstremit të djathtë AfD në Gjermani kanë vdekur në javët e fundit përpara zgjedhjeve lokale në shtetin e madh perëndimor të North Rhine-Westphalia. Policia ka bërë të qartë se nuk ka prova për veprime të paligjshme në vdekjet, por situata ka detyruar shtyrjen e disa votimeve me postë dhe ribërjen e disa fletëvotimeve. North Rhine-Westphalia, me një popullsi prej 18 milionë banorësh, ka rreth 20,000 kandidatë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shtatorit. Megjithatë, numri i vdekjeve të AfD-së ka nxitur debate të nxehta në mediat sociale. Ministria e Brendshme ka theksuar se vdekje janë regjistruar edhe në partitë e tjera, përfshirë të Gjelbrit dhe Social Demokratët, shkruan BBC. AfD u bë partia e dytë më e madhe në Gjermani në zgjedhjet federale të shkurtit dhe është shtrirë nga qendra e saj lindore edhe në perëndim. Megjithëse agjencia gjermane e spiunazhit e kishte klasifikuar AfD-në si ekstremiste në maj, kjo përshkrim u pezullua pas një apeli gjyqësor, megjithëse në tre shtete lindore disa shoqata AfD mbeten të listuara si ekstremiste. Fillimisht, raportet folën për katër vdekje, por më pas u shtuan edhe dy kandidatë rezervë, duke nxitur teoritë e konspiracionit. Bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, nuk e mohoi spekulimin, duke ripostuar një pretendim se numri i vdekjeve ishte “statistikisht pothuajse i pamundur”. Ndërsa figura numër dy e AfD-së në North Rhine-Westphalia, Kay Gottschalk, tha se informacioni i mbledhur deri tani nuk mbështet dyshimet për veprime të jashtëligjshme dhe kërkoi që rastet të hetohen me kujdes. Policia tha se katër vdekjet e para kanë ndodhur për shkaqe natyrore ose për arsye të privatësisë familjare, ndërsa dy të fundit janë të ngjashme. Strategët e AfD-së shpresojnë të përfitojnë në zgjedhjet lokale, të cilat konsiderohen si testi i parë i votuesve që nga ardhja në pushtet e qeverisë federale të re. Në zgjedhjet e majit 2022, AfD mori vetëm 5.4% të votave në rajonin industrial të Ruhr-it, por në zgjedhjet federale të shkurtit të këtij viti, partia arriti 16.8% të votave. Sondazhet sugjerojnë se AfD mund të afrojë këtë rezultat edhe në zgjedhjet e ardhshme. Partia ka gjetur mbështetje edhe nga figura kryesore amerikane të së djathtës, përfshirë miliarderin Elon Musk, i cili ka ripërsëritur mbështetjen për politikat e AfD-së në migracion. Musk ka deklaruar së fundi: “Ose Gjermania voton AfD-në, ose është fundi i Gjermanisë”.

Top Channel/ Haga, Thaçi merr dënimin numër dy: 17 muaj burg për pengim drejtësie!
17/11 12:03
Top News – Ukraina shkatërron urën e Krimesë / Rusia hakmerret shpejt, shënjestron kalimet në Kiev
17/11 11:43
Top News – Bombarduesit e Putinit nuk njohin kufij / Koreja e Jugut ngre avionët luftarakë
17/11 11:41
Top News – Trump niset drejt Azisë, plasin protestat / Ndalesa e parë në Manila, më pas në Kinë
17/11 11:40
Top News – Do të takohet patjetër me Kim Jong un/Trump ‘fut mik’ Xi Jinping, ballë për ballë në Kinë
17/11 11:37
Top News – Emigrantët e padëshiruar në Ruandë / Pesë vende të BE-së hapin qendrën e deportimit
17/11 11:34
Top Channel/ Nuk njeh pavarësinë e Kosovës, “zbutet” Spanja: Nuk pengojmë afrimin e saj me BE-në!
17/11 11:23
Top Channel/ Serbi, studentët marrin parlamentin/ Lëvizja studentore siguron 140 mandate
17/11 11:18
Top Channel/ BE “merr hak” për valën e sulmeve kibernetike: Sanksione hakerëve dhe bankave ruse!
17/11 11:16
Top Channel/ NATO “të kthehet” pas në 1997-tës: Çfarë nënkupton kërkesa e Rusisë në Abu Dhabi!
17/11 11:15
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 22:38
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:30
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30