Nga 1 shtatori fillon shpërndarja e teksteve shkollore, ku këtë vit krahas klasave të para edhe nxënësit e klasave të dyta dhe të treta do të përfitojnë libra të rinj, pa qenë e nevojshme t’i dorëzojnë në fund të vitit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi shprehet se kjo risi vjen si një kërkesë e vazhdueshme e mësuesve dhe prindërve për të shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to.