Top News/ Shmanget lufta, sulmi i Izraelit, ‘i dobët!’ / Irani nuk sinjalizon hakmarrje të shpejtë
19/04/2024 13:24

Shpërthimet gjëmuan mbi një qytet iranian të premten në atë që burimet e përshkruan si një sulm izraelit, por Teherani e hodhi poshtë incidentin dhe tha se nuk kishte plane për hakmarrje,...dhe duket se kjo ishte një përgjigje e menduar mirë drejt shmangies së luftës më të gjerë në rajon. Shkalla e kufizuar e sulmit dhe përgjigja e heshtur e Iranit duket se sinjalizojnë një përpjekje të suksesshme nga diplomatët që kanë punuar pa u ndalur për të shmangur luftën e gjerë, që pas një sulmi me dronë dhe raketa të iranit mbi izrael të shtunën e kaluar. Mediat dhe zyrtarët iranianë folën për një numër të vogël shpërthimesh, për të cilat ata thanë se erdhën nga mbrojtja ajrore e Iranit e cila goditi tre dronë mbi qytetin e Isfahanit. Veçanërisht, ata iu referuan incidentit si një sulm nga "të infiltruarit" dhe jo nga Izraeli, duke shmangur kështu nevojën për hakmarrje. Një zyrtar iranian i tha agjencisë së lajmeve Reuters se nuk kishte plane për t'iu përgjigjur Izraelit për incidentin. "Burimi i huaj i incidentit nuk është konfirmuar. Ne nuk jemi përballur me asnjë sulm të jashtëm dhe diskutimi anon më shumë drejt infiltrimit sesa sulmit," tha zyrtari. Izraeli nuk tha asgjë për incidentin. Ai, prej ditësh kishte deklaruar se po planifikonte të hakmerrej për sulmet e së shtunës, sulmi i parë i drejtpërdrejtë ndaj Izraelit nga Irani në dekada luftë në hije mes tyre.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53