Top News – Shkupi merr vaksinën ruse/ Mbërrijnë 3 mijë doza të Sputnik v
07/03/2021 16:50

3.000 vaksina ruse Sputnik V kanë mbërritur në Maqedoninë e Veriut nga rreth 200.000 sa janë porositur nga Rusia për vaksinimin e popullatës për mbrojtje nga koronavirusi. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili së bashku me ambasadorin rus Sergej Bazdnikin, dolën për të pritur vaksinat në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, tha se këto doza do të perdoren per personat e moshuar, të sëmurët kronikë dhe kategori tjera ndërsa theksoi se vaksina është e sigurt. Ai bëri të ditur se në ditët në vijim do të vazhdojnë bisedimet edhe për sigurimin e dozave tjera, me qëllim vazhdimin e imunizimit të popullatës, bazuar në planin nacional për imunizim. “Vaksina është e sigurt dhe efikase. Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë popullit maqedonas me të cilin ndajmë vlera të përbashkëta. Jemi të gatshëm që bashkëpunimin ta zgjerojmë edhe në sfera tjera”, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në Shkup, Sergej Bazdnikin. Në Maqedoninë e Veriut deri më tani kanë arritur vetëm 8.000 doza vaksinash të kompanisë amerikan Pfizer, edhe ato si donacion nga Serbia. Opozita e ka kritikuar qeverinë për dështim në sigurimin e vaksinave dhe përballjen me pandeminë, që sipas VMRO-DPMNE-së, dëshmohet me numrin e lartë të vdekjeve dhe rritjen e rasteve me këtë virus.

Top News – Studentët zgjedhin Aleksandër Çupiç/Serbi, një profesor transporti në krye të parlamentit
19/11 15:23
Top News – Të djathtët ‘dëbojnë’ Vuçiç. Partitë Popullore diskutojnë pezullimin e partisë së tij
19/11 12:10
Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40
Top News- Gati për dialog me Listën Studentore/ Koalicioni Shqiptar s’heq dorë nga kërkesat
18/11 19:00
Top News – Miliona euro nga tregtia e armëve/Embargoja e Vuçiç ‘s’piu ujë’, kompania vijoi kontratat
18/11 13:05
Top News – “Bukë, arsim, liri”, “Jashtë amerikanët” / Greqia kujton kryengritjen studentore të 1973
18/11 12:14
Top News- Mossad zbulon komplotin / Irani përdor shqiptarët për sulme terroriste në Greqi
18/11 10:09
Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34