Anëtarët e Byrosë qendrore të hetimeve bëjnë rojë jashtë shtëpive të të dyshuarve pasi autoritetet marokene goditën një celulë të grupit Shteti Islamik, në qytetin jugor Errachida dhe arrestuan tre të dyshuar, që akuzohen tani për planifikim vrasjesh. Forcat e sigurisë kërkuan në shtëpitë e të dyshuarve dhe në një dyqan ku gjetën veshje ushtarake, literaturë xhihadiste dhe informacione të tjera.