Top News – Shkëmbimi i territoreve/ Grenell: Ide e Bolton, jo e Trump
19/06/2020 18:15

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, Richard Grenell, thotë se takimi i udhëheqësve të të dyja vendeve me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë i përqendruar vetëm në çështjet ekonomike. “Kam qenë i qartë me të gjithë, Shtetet e Bashkuara, mendojnë se kjo përplasje 20-vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhet vetëm përmes normalizimit ekonomik, vendeve të punës për të rinjtë dhe një ekonomie që rritet”, thotë Grenell që vec të tjerash nënvizon se po bashkëpunon edhe me këshilltarët francezë dhe gjermanë për sigurinë kombëtare. SHBA sipas Grenell është e përqendruar tek faza ekonomike ndërsa cështjet politike janë cështje evropiane. Ai hodhi poshtë ndërkohë zërat se administrata trump po kërkon një marrëveshje të shpejtë. “Kjo është tërësisht e gabuar. Ne nuk kemi afate kohore”, tha ai. Ndërkohë Grenell fajëson ish këshilltarin për sigurinë kombëtare të presidentit Trump, John Bolton, për faktin se ai e gjen veten vazhdimisht në një situatë në të cilën mohon zërat për shkëmbime kufijsh. “Në mënyrë konstante, unë kundërshtoj zërat për shkëmbim territoresh mes kosovës dhe serbisë. Nuk është një politikë e trumpit por nëse do të bëhen kërkime më të thelluara, kjo është ajo që ka thënë Bolton”, tha Grenell në një intervistë për Fox Neës. Ai nënvizoi se është në një situatë të tillë sepse Bolton është përpjekur të vërë në zbatim axhendat e tij personale e jo të presidentit në çështje të ndryshme, mes tyre edhe cështja e kosovës. John bolton në fakt, tha gushtin e shkuar, se shkëmbimi i territoreve në kosovë nuk është më një vijë e kuqe për shtetet e bashkuara, e kjo u interpretua gjerësisht si një ndryshim në pozicionin e shteteve të bashkuara të amerikës për zgjidhjen finale të cështjes së kosovës.

Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49