Top News – Shkatërruan selinë e PS/ 8 procedime, mes tyre Voltana Ademi
13/12/2020 11:54

Protesta e shoqëruar me akte të dhunshme në Shkodër është nën hetim nga autoritetet, ndërsa mësohet se 8 persona janë proceduar penalisht, mes tyre edhe kryebashkiakja Voltana Ademi. Por, në mesin e procedimeve janë edhe 17 minorenë, që procedohen për shkatërrim prone, krahas 21 të tjerëve për pjesëmarrje në tubime të paligjshme. Por, procedimit penal nuk i kanë shpëtuar as dy punonjës të zjarrfikëses së Bashkisë së Shkodrës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Protesta e paradites së të shtunës nisi me një grup të miturish, që në përfundim të asaj që u cilësua si një tubim paqësor kanë thyer disa banderola në sheshin “Nënë Tereza” dhe kanë tentuar të kryejnë veprime të dhunshme, por janë penguar nga punonjësit e Policisë. Nga sendet e forta dhe lëndët piroteknike të përdorura nga këta persona është dëmtuar një punonjës policie. Më pas, pjesmarrësit në tubim janë shpërndarë në disa grupe dhe drejtime të ndryshme. Një grup personash është drejtuar te selia e një Partisë Socialiste, ku disa persona të mitur kanë ushtuar veprime të dhunshme duke thyer e shkatërruar xhamat e dyert dhe më pas kanë nxjerrë dhe djegur orenditë që ndodheshin brenda godinës. Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bazë të pamjeve filmike, kanë proceduar penalisht 17 minorenë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Policia e Shkodër apelon për të gjithë prindërit që të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në tubime dhe të përfshihen në veprime të dhunshme pasi në radhë të parë rrezikojnë jetën e tyre. Gjithashtu apelon për të gjithë qytetarët dhe organizatorët që të mos organizojnë dhe marrin pjesë në tubime të paligjshme, aq më tepër në këtë kohë pandemie sepse është rrezik i madh për shëndetin e qytetarëve

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00