Top News – Shkatërrim dhe viktima/ Vullkani në Kongo-15 viktima, 170 fëmijë të humbur
24/05/2021 11:43

Banorët në republikën demokratike të Kongos janë rikthyer në shtëpitë e shkatërruara pasi një vullkan i madh shpërtheu, me shumë prej tyre që kërkojnë për të dashurit e zhdukur. Mali Niragongo e bëri qiellin të kuq dhe nxorri një lumë llave të shtunën, por kurseu Goman, një qytet me dy milionë banorë në jug të vullkanit. Të paktën 15 viktima janë konfirmuar por numri me gjasë do të rritet pasi zyrtarët vazhdojnë kërkimet në zonat e goditura më rëndë. Nëntë nga viktimat humbën jetën në një aksident trafiku ndërsa njerëzit largoheshin. Katër të tjerë u vranë ndërsa përpiqeshin të arratiseshin nga një burg ndërsa dy u dogjën për vdekje. Më shumë se 170 fëmijë fruhet se janë të zhdukur dhe 150 të tjerë janë ndarë nga familjet – thotë UNICEF, që ka ngritur edhe qendra për të ndihmuar minorenët e pashoqëruar. Llava u ndal afër distriktit Buhene, në periferi të Gomas, duke djegur me qindra shtëpi e madje edhe ndërtesa të mëdha. Përpjekjet e rindërtimit tani me gjasë do të kërkojnë disa muaj. Në fakt që më 10 maj ishte paralajmëruar se aktiviteti sizmik në Niragongo ishte rritur. Vitin e kaluar, ekspertët thanë se liqenet e llavës së vullkanit ishin mbushur shpejt duke shtuar shanset për një shpërthim në vitet e ardhshme. Por ata edhe paralajmëruan se një tërmet do të mund ta shkaktonte katastrofën më herët. Shpërthimi më vdekjeprurës i vullkanit ka qenë në 1977, kur mbi 600 persona humbën jetën.

Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52