Top News – Shkaktoi konflikte në vend/ Gjukanovic kthen amendimet e ligjit të fesë
03/01/2021 14:41

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanovic nuk i miratoi amendamentet e Ligjit mbi liritë fetare i cili është kritikuar nga serbët etnikë dhe Kisha Ortodokse Serbe. Kthimi i amendamenteve u bë së bashku me gjashtë ligje të tjera, që u miratuan nga koalicioni qeverisës. Në total, 41 deputetë të koalicioni qeverisës të përbërë nga partitë pro-serbe, i mbështetën amendamentet gjatë votimit në 29 dhjetor, 2020, ndërsa opozita e bojkotoi seancën. Zyra e presidentit tha se është e paqartë nëse numri i nevojshëm i ligjvënësve ishte i pranishëm në parlament gjatë votimit. Pas kthimit të ligjit për liritë fetare nga ana e presidentit, kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq shkroi në Twitter se ky “gjest i njeriut të parë të shtetit tregon më së miri se si funksionon bashkëjetesa në praktikë”, thotë REL. Ndërsa zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç, përmes një postimi në Twitter, tha se nëse Gjukanovic “shkel Kushtetutën, ne do ta zëvendësojmë atë”. Gjukanovic është në krye të Partisë Demokratike të Socialistëve, që tashmë është në opozitë. Nëse deputetët votojnë sërish për amendamentet, presidenti është i detyruar t’i miratojë ato. Sipas ligjit për liritë fetare, i cili shkaktoi protesta dhe përplasje të shumta në vendin fqinj, pas miratimit vitin e kaluar, komunitetet fetare duhet të dëshmojnë se janë pronarë të pronave para vitit 1918. Qeveria e re – që doli pas zgjedhjeve të gushtit – ka thënë se do ta ndryshojë ligjin me qëllim që të sigurohet se pronat do të mbeten në dorën e Kishës, që selinë e ka në Serbi.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10