Rikthimi I reshjeve të shiut në të gjithë territorin e vendit që prej mbrëmjes së të enjtes, kanë shkaktuar problematika në disa qytete. Moti I keq, ka sjellë trafik të rënduar kilometrik në kryeqytet, në disa prej akseve kryesore rrugore, veçanërisht përgjatë Unazës së Madhe, Laprakë, zonën e Ali Demit, rrethrrotullimit të Kamzës, Astir dhe Sauk. Reshjet e shiut, kanë shkaktuar problematika në disa rrugë të qytetit bregdetar të Durrësit. Situata është shfaqur më problematike në zonën pranë stadiumit, përgjatë bregdetit, ku rritja e nivelit të ujit në rrugë ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.