Një 81-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Korçës, pasi dyshohet se është konfliktuar me një person tjetër në bnesën e tij. Bëhet me dije se pas marrjes së informacioneve lidhur me ngjarjen, grupi hetimor ka shkuar në banesën e të moshuarit, ku ka konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara.