Kryeministri Edi Rama akuzoi kryebashiakët se japin leje të paligjshme për ndërtimin e karburanteve në rrugët kombëtare, e ndërsa për pastrimin e këtyre rrugëve nuk kujdeset askush. Rama tha se asnjë kryebashkiak nuk ka të drejtë të japë asnjë leje në rrugët kombëtare, teksa shtoi se në bashkinë e Lushnjes do të shkojnë në prokurori të gjithë ata që firmosën lejen e ndërtimit të karburantit “Gega Oil” që u shemb nga IKMT një ditë më parë.