Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë në Serbi. Departamenti amerikan i Shtetit tha në një njoftim se “kjo marrëveshje do të zgjerojë mundësitë për kompanitë amerikane për të investuar në sektorin e energjisë në Serbi, përfshirë promovimin e investimeve amerikane që do të forcojnë partneritetin strategjik SHBA-Serbi”.