Top News – SHBA, trupa shtesë në Evropë / 3 mijë ushtarë amerikanë në Rumani, Poloni e Gjermani
03/02/2022 11:39

Presidenti Joe Biden ka urdhëruar dërgimin e 2,000 trupave amerikane nga një bazë në SHBA tek bazat e NATO-s në Poloni dhe transferimin e 1,000 trupave të tjera amerikane nga Gjermania në Rumani, duke demonstruar si para aleatëve ashtu edhe armiqve angazhimin e Amerikës ndaj krahut lindor të NATO-s mes frikës së një pushtimi rus të Ukrainës, tha Pentagoni. Rusia u përgjigj me një kundërshtim të ashpër, duke e quajtur vendimin për dislokimin e trupave amerikane të pabazë dhe "shkatërrues".Presidenti rus Vladimir Putin pati gjithashtu një bisedë të re telefonike me kryeministrin britanik Boris Johnson. Por, deklaratat e lëshuara nga zyrat e këtyre dy udhëheqësve nuk dhanë shenja të arritjes së një përparimi. Sipas tyre, Putin ka thënë se Perëndimi nuk po tregon asnjë përfillje për shqetësimet e Rusisë për sigurinë dhe Johnson ka shprehur shqetësim të thellë për "aktivitetin armiqësor" të Rusisë në kufirin ukrainas, duke përmendur grumbullimin e mbi 100,000 trupave ruse atje. Administrata e Presidentit Biden synon të demonstrojë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara pa minuar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën. Presidenti Biden qëllimisht nuk ka dërguar përforcime ushtarake në tre vendet baltike në krahun lindor të NATO-s, në Estoni, Letoni dhe Lituani, të cilat kanë qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik. Asnjë ushtar amerikan nuk po dërgohet në Ukrainë dhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se administrata nuk e konsideron më rrezik "të menjëhershëm" pushtimin rus të Ukrainës, sepse kjo shprehje do të nënkuptonte që Uashingtoni e di se Putin ka marrë një vendim për të pushtuar fqinjin e tij. Zyrtarët thonë se qëllimet e presidentit Putinit mbeten të paqarta.

Top News – Erdogan ndëshkon opozitën / Arreston një tjetër kryebashkiak dhe 40 zyrtarë
15/08 12:30
Top News – Gjermania paralajmëron Izraelin: Ndalo ndërtimin e kolonive në Bregun Perëndimor
15/08 12:30
Top News – Trump e Putin vendosin për Ukrainën / Momenti më i rrezikshëm i luftës për Zelenskin
15/08 12:22
Top News – Putin vjen në Amerikë…Me limuzinë të blinduar për takimin historik me Trumpin
15/08 12:21
Top News – E gjithë bota më frymën pezull / Takimi historik mes Trump dhe Putin, të gjitha detajet
15/08 12:19
Top News – ‘Mos u ngatërro me mua…!’ Trump paralajmëron Putinin para takimit në Alaskë
15/08 12:17
Top Channel/ Putin niset drejt Alaskës, ukrainasit i kap “ankthi”!
15/08 12:00
Top Channel/ Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi!
15/08 11:23
Top Channel/ Takimi me Putin, Trump i bindur: “Nuk do të bëjë lojëra me mua”!
15/08 10:55
Top Channel/ BE kundër planit izraelit për Bregun Perëndimor, Kallas: Po shkelet ligji ndërkombëtar!
15/08 10:54
Top News – Ukraina bombardon qytetet ruse / Të lënduar në sulmet e natës, në flakë një rafineri
15/08 10:27
Top Channel/ Shpërthen sërish dhuna në Serbi, natë e rrezikshme në disa qytete
14/08 23:14
Top Channel/ Shifra dramatike! 500 mijë hektarë e shkrumbuar nga zjarret në Evropë
14/08 22:49
Top News – ‘Trump shpëtoi Kennedy-n’. Richard Grenell për ndryshimet në institucionin kulturor
14/08 22:30
Top Channel/ Trump: Putin, gati për marrëveshje! Orët e fundit para takimit: 25% mundësi për dështim
14/08 19:35
Top Channel/ “Variant korean” për paqen? Trump ia bën të qartë Zelenskit:Hiq dorë nga disa territore
14/08 17:19
Top Channel/ Melania Trump kërcënon të padisë Hunter Biden me 1 mld dollarë për akuzat ndaj Epstein
14/08 17:17
Top News – Kur Rusia i shiti SHBA-së Alaskën…‘Amerika ruse’, 7.2 mln dollarë për ndryshimin e hartës
14/08 15:42
Top News – Putin teston raketën e re bërthamore /‘Burevestnik’ bëhet gati para takimit me Trump
14/08 15:32
Top Channel/ Si ia shiti Rusia Alaskën Amerikës, banorët: Mos na shisni më…
14/08 15:27