Top News – SHBA spiunon Merkel/ Me ndihmën e inteligjencës daneze
31/05/2021 13:08

Mediat daneze dhe evropiane kanë raportuar se nga viti 2012 deri më 2014, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së (NSA) ka spiunuar politikanët në Evropë, duke përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel. Spiunimi është bërë me ndihmën e inteligjencës daneze. Informacionet kanë dalur në bazë të një hetimi të brendshëm në Shërbimin e Inteligjencës Mbrojtëse Daneze, raportoi transmetuesi danez DR më 30 maj, duke cituar nëntë burime të paidentifikuara që kanë pasur qasje në hetim. Për të kryer spiunimin amerikanët kishin përfituar nga një bashkëpunim vëzhgimi me njësinë e inteligjencës ushtarake të Danimarkës, raportoi DR. Sipas hetimit, NSA përdori kabllot daneze të informacionit për të spiunuar zyrtarë të lartë në Suedi, Norvegji, Francë dhe Gjermani, përfshirë kancelaren Merkel dhe ish-ministrin e Jashtëm gjerman Frank-Ëalter Steinmeier. Danimarka është një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara. Në territorin e saj gjendet stacionet kryesore për kabllot e internetit nënujore, për dhe nga, Gjermania, Norvegjia, Suedia, Holanda dhe Britania e Madhe. Sipas mediave daneze, ministrja e Mbrojtjes, Trine Bramsen, e cila mori postin në qershor të vitit 2019, u informua për spiunimin në gusht të 2020-ës. Ajo i tha transmetuesit publik se "përgjimi sistematik i aleatëve të ngushtë është i papranueshëm".NSA dhe Shërbimi Inteligjent i Mbrojtjes së Danimarkës nuk pranuan të komentojnë për këtë çështje. Kancelarja gjermane u njoftua për pretendimet vetëm kur ajo u pyet nga gazetarët, tha një zëdhënës i saj. Ai nuk pranoi të komentojë më shumë. Ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Peter Hultqvist, i tha transmetuesit suedez SVT se ai "kërkoi informacion të plotë". Ndërsa ministri norvegjez i mbrojtjes Frank Bakke-Jensen i tha transmetuesit NRK që ai po i trajton me seriozitet akuzat.

Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52