Një rrjedhje e konsiderueshme uji i kontaminuar me mbetje radioactive u zbulua në një nga rezervuarët e minierës së fosfatit Piney Point në Florida të Shteteve të bashkuara të Amerikës, I cili mund të cojë në përmbytje nga momenti në moment. Autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim të banorëve në zonën pranë rezervuarit, ndërsa Guvernatori I Floridës Ron DeSantis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pasi uji përmbante sasi të larta acidesh.