Amerika e para ka qenë motoja e ish presidentit Donald Trump. Por, për administratën Biden, kjo nuk do të thotë Amerika e vetme. Sekretarja amerikane e thesarit, Xhenet Jellen, thotë në fjalimin e saj të parë të madh për sa i takon politikave të jashtme se vendi do të rimarrë vendin që i takon në skenën globale.