Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë Izraelin për izolim të mëtejshëm ndërkombëtar, nëse do të ndërmarrë sulmin tokësor ushtarak në Rafah. Deklarata vjen nga Sekretari amerikan i shtetit pas vizitës në Izrael dhe takimit me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Sipas tij një sulm mbi Rafah në jug të Rripit të Gazës rrezikon të dëmtojë sigurinë e tij në planin afatgjatë.