Presidenti amerikan Joe Biden pritet të vizitojë Izraelin të mërkurën, sipas Channel 12 të Izraelit. Nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë apo qeveria izraelite për këtë vizitë. Të dielën, transmetuesi izraelit raportoi se kryeministri, Benjamin Netanyahu, i bëri një ftesë Presidentit të SHBA për të vizituar Izraelin.