Shtetet e Bashkuara kanë inauguruar garnizonin e tyre të parë të përhershëm ushtarak në Poloni, për të cilin ambasadori amerikan në Varshavë ka thënë se është një shenjë e unitetit të NATO-s "përballë agresionit rus". Të paktën 10,000 trupa amerikane janë vendosur tani në Poloni, një vend përmes të cilit kalon shumica e pajisjeve ushtarake të destinuara për në Ukrainë.