“Koreja e Veriut ka dërguar dërgesa shtesë artilerie dhe raketa në Rusi për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës ndërsa trupat e saj hyjnë në luftime”, kështu ka deklaruar një ligjvënës i Koresë së Jugut. Seuli ka akuzuar Veriun për dërgimin e mijëra ushtarëve dhe ngarkesave me kontejnerë me armë në Rusi, ndërsa lidhjet ushtarake midis dy vendeve janë afruar, pavarësisht sanksioneve të Perëndimit. Pheniani ka dërguar gjithashtu personel shtesë për të mirëmbajtur dhe riparuar armët e reja, pasi ato nuk janë pjesë e arsenalit konvencional të Rusisë, shtoi ai, pa dhënë detaje. As Pheniani dhe as Moska nuk e kanë konfirmuar praninë e trupave të Koresë së Veriut në Rusi. Pheniani tha muajin e kaluar se vendosja e trupave në Rusi do të ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Kievi nisi të përdor raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara i dhanë Kievit lejen për të përdorur për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar të konfirmojë ose mohojë një sulm brenda Rusisë duke përdorur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi. Megjithatë tha se Ukraina zotëron Por, presidenti ukrainas tha se vendi i tij zotëron një arsenale të gjërë armësh me rreze të gjatë veprimi.