Top Channel/ Prokurorët sfidojnë Trumpin! Kundërshtojnë anulimin e dënimit për “paratë e heshtjes”
19/11/2024 22:47

Prokurori i qarkut të Manhatanit ka thënë se ishte dakord pajtohej për shtyrjen e dënimit të Donald Trumpit në rastin e njohur si “paratë e heshtjes”, por këmbëngul se dënimi për krim i presidentit të zgjedhur duhet të qëndrojë. Në një letër drejtuar gjyqtarit Juan Merchan (Huan Merçwn), zyra e prokurorit të qarkut gjithashtu pranoi se Trumpi nuk ka gjasa të dënohet "deri në përfundim të mandatit të ardhshëm presidencial. Të martën zyra e prokurorit të qarkut të Manhattanit njoftoi gjithashtu se presidenca e ardhshme e Trumpit nuk është arsye për të hequr dorë nga një çështje për të cilën ai tashmë ishte gjykuar. Gjithçka sipas tyre mund të rihapet pasi të ketë mbaruar mandatin presidencial. Zhvillimet përbëjnë një kthesë historike dhe të paprecedentë për fatin ligjor dhe politik të Trumpit. Një vit më parë, republikani po përballej me katër aktakuza të veçanta. Tani, ndërsa ai përgatitet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë, strategjia e avokatëve të Trumpit për t'i shtyrë të gjitha rastet ka rezultuar jashtëzakonisht e suksesshme, pasi dy çështje federale do të mbyllen: çështja e shtetit të Xhorxhas është në gjumë prej kohësh, teksa çështja e Nju Jorkut është gati të përfundojë pa një dënim. Trumpi u dënua në maj për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit mbi pagesat e bëra nga avokatit i tij i atëhershëm Michael Cohen për të rimbursuar një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels për ta penguar atë të fliste për një aferë të supozuar përpara zgjedhjeve të 2016. Trump e ka mohuar aferën.

Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05
Top News – Putin: Elon Musk është një gjeni! La Ukrainën të pambrojtur, ndërpreu Starshield
29/10 11:55
Top News – Netanyahu mbetet në detyrë / Kryeministër i përkohshëm pas zgjedhjeve të paqarta
29/10 11:48
Top News – Boçet e opiumit ‘lulëzojnë’ në Afganistan / Talebanët e ndaluan por fermerët nuk ndalen
29/10 11:48
Top News – Trump dhe Obama ‘në llogore’ / Shkëmbejnë ‘thumbime’ pak ditë para zgjedhjeve
29/10 11:39
Top News – Kërkim i dëshpëruar për të mbijetuar/ Tragjedia e trenave në Spanjë, 68 viktima deri tani
29/10 11:34
Top Channel/ Irani drejt luftës apo paqes? Nisma e Mekës kërkon shmangien e përshkallëzimit!
29/10 11:08
Top Channel/ Spanja shpall tre ditë zie: Përplasja e trenave erdhi për faj të sistemit kompjuterik!
29/10 10:52
Top Channel/ 1000 jetët e Netanyahut: “E quajnë Magjistari, i” tmerrshëm” për të gjetur aleatë!
29/10 10:44
Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00