Një tërmet 5.6 shkallë i Rihterit e ka goditur të hënën Turqinë, duke rrëzuar disa ndërtesa veçse të dëmtuara nga tërmetet paraprake. Tre javë më parë, Turqia dhe Siria janë goditur nga dy tërmete mbi 7 shkallë të Rihterit, të cilat kanë lënë mbi 50 mijë njerëz të vdekur dhe qindra mijëra ndërtesa të shkatërruara. Tërmeti i 27 shkurtit e ka pasur epiqendër qytezën Jesiljurt në provincën Mallatja, ka thënë Agjencia shtetërore për Menaxhim të Katastrofave.