Kur dukej se do të kishte një rënie të të infektuarve nga covid 19, nisur nga shifrat e një dite më parë, duket se situata pavarësisht qëndrueshmërisë, ende nuk është ashtu si pritet nga ekspertët. Kjo për shkak se në harkun kohor të 24 orëve të fundit janë shënuar 787 raste të reja, 15 humbje jete dhe 517 të shëruar, ndërsa janë kryer 2745 testime.